Tuna ju falënderon

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna, në një postim të saj ka theksuar ngjarjet më të rëndësishme të vitit që po lëmë pas, ndërsa nuk ka harruar të falënderoj të gjithë ata që i ndenjën afër gjatë 2014-ës

ShowBiz

31/12/2014 21:07

Meqenëse të gjitha fytyrat publike urojnë fansat e vet përmes postimeve në rrjete sociale. Tuna ka zgjedh një mënyrë tjetër.

Këngëtarja nga Shkupi ka lënë një mbishkrim në faqen e saj zyrtare në Instagram, ku ka theksuar sukseset e saj, ndërsa fansat e vet i falëndero shumë.

“20 milion klikime për Fenixin. Fitorja e dytë radhazi në X Factor. Jamica, aventura me Cozman. Xhirimet dhe lansimi i MMV. Xhirimet Dhe lansimi i Pardon. Pjesëmarrja në serialin ‘O sa mirë’, aktrimi. Fillimi i pjesëmarrjes në Dancing With the Star. Fenix Tour 2- Dimension i ri me performanca speciale gjatë verës. Jam falënderuese ndaj familjes, miqve dhe fansave që ishit pranë meje në momentet e këtij viti. Po na pret një vit tjetër shumë interesant. Thank You. Urime 2015”, shkruan Tuna, transmeton lajmi.net