Tuna ironizon kolegët e saj për urimet e Festës së Flamurit

Përvjetori i Pavarësisë së Shqipërisë gjatë ditës së djeshme është uruar nga shumë artistë shqiptarë.

ShowBiz

29/11/2021 08:20

I gjithë Instagram-i dhe Facebook-u ishin të veshura kuq e zi, shkruan lajmi.net.

Kësaj vale urimesh e festimesh iu bashkuan edhe një numër shumë i madh i të famshmëve. Disa publikuan këngë e të tjerë të paktën një fotografi me veshje apo simbole me motive patriotike.

Por në mesin e atyre që këtë ditë e kaluan normal si çdo ditë tjetër ishte Tuna Sejdiu.

Artistja nga Shkupi nuk bëri ndonjë urim madje ka ironizuar me të famshmit dhe kolegët e saj.

“Ma shumë jeni lodhë tuj urue se na tuj luftue – Isë Boletini”, ka shkruar Tuna sipër një fotografie të atdhetarit të madh nga Kosova, Isa Boletini.

Tuna njihet si artiste e guximshme dhe që nuk frikësohet të ua thotë të tjerëve në sy./Lajmi.net/