Tuna i drejtohet publikisht këtij personi: Faleminderit që më ke duru

Tuna Sejdiu ka shkruar fjalë të mëdha për ata që e ndihmuan në realizimin e albumit të ri.

ShowBiz

13/03/2019 10:40

Tuna Sejdiu përmes një postimi në Instagram, ka vlerësuar lartë punën e producentit dhe tekstshkruesit, Darko Dimitrov dhe Yll Limanit, shkruan lajmi.net.

“Darko Dimitrov – që ndër vite pushton skenat përtej kufijëve të shtetit të vet dhe dëshmon se muzika dhe arti jane me te fuqishme se kufijtë, konfliktet, se urrejtja, se politika. Ai deshmoi se muzika eshte dashuri e arti është universal… njeriu të cilit ia besova fillimet e karrierës time dhe ai me mjeshtëri krijoi dhe mbindërtoi imazhin tim muzikor. Ti je një dhe i vetmi, Darko Dimitrov!”, shkruan ajo.

Po ashtu, ajo falënderoi edhe Yll Limanin për ndihmën që i ka dhënë në realizimin e dy prej projekteve të albumit “Fortuna”.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I TUNËS, PA NDËRHYRJE:

“Yll, mezi pres publiku të dëgjoj këngën e shkruar nga ti “Plagë” dhe duetin tonë “A don hala”…. Dije se ti nuk je prezent vetëm aty, ti je kudo në album. Nga fillimi deri në fund. Ashtu si që ishe me mua nga fillimi deri në publikimin e albumit.
Nuk mjaftojnë fjalët për të të thënë TË FALEMINDERIT dhe për të shpreh mirënjohjen që kam për ty si artist dhe si mik! Të faleminderit që më binde se gjitha ato që i kam brenda (e për të cilat ta kam lodh kryt ditë e natë) duna me i derdh n’kang! Të faleminderit për pjekurinë artistike! Të faleminderit që ishe pjesë e albumit! Të faleminderit që i dhe koncertit nur të veçantë! Të faleminderit që më ke duru! Të faleminderit që të kam!
A don hala, a don halaaaa ? ? ?”.

Kujtojmë se ditë më parë, Tuna Sejdiu promovoi albumin “Fortuna”, i cili përmban shtatë këngë. /Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/Bu8Y7NhnNs8/

https://www.instagram.com/p/Bu8Xd_snOuZ/