Tuna e ‘bën’ Tianin këngëtar, i publikon një imazh të ëmbël

Këngëtarja Altuna Sejdiu-Tuna që nga koha kur lindi djalin është shkëputur nga angazhimet në muzikë.

ShowBiz

13/11/2017 11:21

Kohën e fundit, këngëtarja është bërë aktive me publikimin e disa fotografive të saj në rrjete sociale të cilat ngjallin dyshimet që ajo po përgatit një projekt të ri, shkruan lajmi.net.

Por, në rrjete sociale më shumë se fotografi të saj, Tuna publikon foto të vogëlushit të saj, Tian i cili po rritet dita-ditës.

Së fundi, Tuna ka publikuar një fotografi të Tianit, i cili shihet me mikrofon në duar, pra shfaqet si këngëtar i vogël, fotografi kjo shumë e ëmbël.

Tiani tashmë ka mbushur 6 muaj dhe si Tuna ashtu edhe partneri i saj, Patrisi kujdesen vazhdimisht për të. /Lajmi.net/