Tuna dhe Cozman kthehen bashkë nga Londra (Foto)

A po bashkohen apo a janë bashkuar Tuna me Cozman?

ShowBiz

09/10/2015 23:40

Cozy u nis për Londër për tu pasuar nga Tuna disa ditë më vonë. Frekuentuan bashkë të njejtat vende dhe të njejtët njerëz në sfilatat e KTZ por kurrë nuk u prononcuan duke mos pohuar e as demantuar spekulimet.

Por dyshja janë parë bashkë në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit i cili frekuentohet në masë të madhe në linjën ajrore nga Londra.

Në foton e siguruar nga Prive në aeroport, edhe pse fytyra e Tunës nuk shihet qartë është çanta ajo e cila e identifikon këngëtaren.

Me gjasë, ajo dhe Cozman janë kthyer bashkë nga Mbretëria e Bashkuar për të vazhduar aktivitetet në trojet shqiptare.

E para lançoi këngën me të cilën synon depërtimin në tregun e huaj kurse i dyti u rikthye në Tiranë ku sonte ka koncert me djemtë e Babastars.

image-ae50e7a3e3d8953bcec029d44db0b77d066e6d2316f0bb67220b02da5086ac7c-V image-89043e41097b1a86fe0208f4d775d7be36209298725dec594b18bf7712727b6e-V