Tulla të rregullta shtëpiake mund të përdoren për të pajisur me energjinë elektronike
Për tu pajisur me energji elektrike tani mund të përdoren tullat shtëpiake.
Auto & Tek
Studiuesit në Universitetin e Uashingtonit në St Louis, Misuri, zbuluan se materiali i lirë dhe i kudondodhur mund të shndërrohet në njësi të ruajtjes së energjisë për të mbajtur energjinë elektrike, duke i shndërruar potencialisht shtëpitë në super kondensatorë gjigantë, transmeton lajmi.net.
“Metoda jonë funksionon me tulla të rregullta ose me tulla të riciklueshme”, tha Julio D’Arcy, profesor ndihmës i kimisë në Universitetin Washington.
Studiuesit e arritën qëllimin duke përdorur materialin që krijon pigmentin e kuq në tulla: oksid hekuri, ose ndryshk.
Për të shfrytëzuar potencialin e ruajtjes së energjisë, shkencëtarët krijuan një shtresë të bërë nga një polimer i quajtur Pedot, i cili është i përbërë nga nanofibra të afta që depërtojnë në tullat poroze.
Aplikimi i veshjes në tulla i shndërroi ato në super kondensatorë, të cilët më pas i përdorën për të dhënë një dritë LED. Një studim që përshkruan këtë provë të konceptit u botua në revistën Nature Communications. /Lajmi.net/