Tuchel tregon çfarë këshille i dha Wernerit për të shënuar

Menaxheri i Chelseat, Thomas Tuchel ka folur për Timo Werner.

Sport

02/04/2021 19:52

Timo Werner u bë protagonist i lajmeve pasi humbi një rast të pastër para golit në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut, shkruan lajmi.net.

Kjo nuk ishte hera e parë këtë sezon që sulmuesi gjerman po humb raste të tilla.

Werner po vuan me formën e tij edhe në Premierligë ku këtë sezon ka shënuar vetëm pesë gola në 28 paraqitje.

Por, Tuchel ka thënë se sulmuesi nuk duhet ta mundojë veten dhe se golat do të vijnë.

“Timo dëshironte të bënte disa stërvitje shtesë në përfundimet e aksioneve dje”, tha ai.

“Por unë i thashë se mos të brengoset, sepse trupi dhe truri yt e mban mend se si duhet të shënohet”, tha Tuchel.

Pastaj, Tuchel përdori një analogji të pazakontë për të përshkruar situatën.

“Nëse një femër nuk dëshiron të dalë me ty në darkë, ti nuk mund ta detyrosh atë, rri i qetë dhe do të vijë”, përfundoi Thomas Tuchel./Lajmi.net/