Tuchel: Raporti i Neymar me tifozët po përmirësohet

Trajneri i PSG, Thomas Tuchel, ka thënë se raporti i Neymar me tifozët e skuadrës është duke u përmirësuar.

Sport

06/10/2019 10:44

Zërat e shumtë që dërguan Neymar në ‘Camp Nou’ gjatë verës kanë bërë që tifozët e PSG të fitojnë një urrejtje për yllin brazilian të futbollit.

Transferimi i Neymar tek Barcelona dështoi, por kjo nuk humbi motivimin e tij për lojë, pasi lojtari po vazhdon të jep performanca të shkëlqyera, duke u bërë heroi i PSG.

Këto paraqitje duket sikur kanë ndikuar mirë, pasi trajneri i PSG thotë se lojtari ka përmirësuar raportet me tifozët.

“Po përmirësohet situata e Neymar. Është më e lehtë” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Kam thënë se e kemi ne në dorë këtë situatë. Por, nuk është e nevojshme të flasim vetëm për këtë” ka shtuar tutje gjermani.

Braziliani Neymar realizoi golin e katërt në fitoren 4:0 të PSG kundër Angers. /Lajmi.net/