Tuchel pret reagim nga lojtarët e tij në ndeshjen kundër Monaco

Trajneri i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka dhënë komentet e tij para ndeshjes me Monacon.

Sport

20/04/2019 22:13

Kampionët në fuqi kanë nevojë për një fitore në mënyrë që të sigurojnë edhe matematikisht titullin e kampionit në Francë, por këtë dështuan ta bëjnë në tri xhirot e fundit.

Ndeshjen e radhës, skuadra e PSG do ta ketë kundër Monacos, e cila nuk ka kaluar formë të mirë këtë edicion.

Në këtë ndeshje, Tuchel pret që skuadra e tij të reagojë dhe të shfaq dëshirën për titullin e Ligue 1.

“Para tri ndeshjeve të fundit në Ligue 1 ne ishim me 20 pikë përpara dhe të gjithë flisnin se kampionati morri fund, por nuk ishte ashtu” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Në përballjet me Strasbourg, Lille dhe Nantes, ne nuk ia dolëm të sigurojmë titullin dhe për këtë ka shumë arsye. Nga tani, ne duhet të tregojmë se mund ta ndalim këtë situatë dhe të fitojmë titullin të dielën” ka thënë tutje trajneri gjerman.

“E diela do të jetë domosdoshmëri që të tregojmë se e duam trofeun dhe të tregojmë se mund të luajmë si skuadër. Kjo është sfida e vetme për ne” ka thënë tutje Tuchel.

Tuchel gjithashtu ka konfirmuar se skuadra e tij do të paraqitet pa shërbimet e Thomas Meunier dhe Thiago Silva, si dhe pa të suspenduarin Juan Bernat. /Lajmi.net/