Tuchel për Kanten: Ai është Salahu, Mbappe, Van Dijk, De Bruyne e Neymari ynë

Thomas Tuchel ka folur me elozhe për mesfushorin e Chelseas, Ngolo Kante, duke e cilësuar këtë të fundit si një përzierje e talentëve të të shumë futbollistëve të mëdhenj në Evropë.

Sport

20/05/2022 09:23

Sipas gjermanit, francezi është shumë i rëndësishëm për Chelsean. Për ta ilustruar këtë, ai e krahasoi lojtarin me shumë futbollistë të tjerë, impakti i të cilëve është shumë i madh.

“Kante është Salahu ynë. Ai është Van Dijku ynë është De Bryne ynë. Ai është gjithnjë kësilloj lojtari. Ai është Neymari ynë dhe Mbappe ynë”, përfundoi Tuchel, transmeton lajmi.net.

Kante vazhdon të jetë shumë vendimtar në mesfushën e Chelseas që prej ardhjes së tij nga Leicester City në verën e vitit 2016.

31-vjeçari po performon mirë edhe këtë sezon, anipse Chelsea nuk arriti t’i realizojë objektivat sezonalë. /Lajmi.net/