Tuchel për Aubameyang: Jam i lumtur që kam punuar me të

Thomas Tuchel ka folur me elozhe për ish-lojtarin e tij te Borusia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang. Në një intervistë të dhënë së fundi, gjermani tha se nuk ka pasur asnjë incident me sulmuesin e Barcelonës dhe se është krenar që ka punuar me të. “E shijova të punuarit me të, ishte një kënaqësi. Asnjëherë nuk kam…

Sport

12/08/2022 14:21

Thomas Tuchel ka folur me elozhe për ish-lojtarin e tij te Borusia Dortmund, Pierre-Emerick Aubameyang.

Në një intervistë të dhënë së fundi, gjermani tha se nuk ka pasur asnjë incident me sulmuesin e Barcelonës dhe se është krenar që ka punuar me të.

“E shijova të punuarit me të, ishte një kënaqësi. Asnjëherë nuk kam pasur asnjë incident me të. Disa lojtarë mbesin lojtarët e tu edhe pse nuk luan në skuadrën që ti drejton. Auba është njëri nga ta. Edhe kur luante tek Arsenali kishim një lidhje të ngushtë”, tha gjermani.

Të gjitha këto komente të tij erdhën pas zërave që gabonezi mund të rikthehet në Premier League, pikërisht te Chelsea.

Barcelona është e interesuar që ta shesë njërin nga sulmuesit qendror, në mënyrë që të akomodohet sa më mire blerja e verës, Robert Lewandowski. /Lajmi.net/