Tuchel paralajmëron ‘trazira’ në PSG, Mbappe mund të dënohet për sjelljet e tij

Thomas Tuchel nuk është aspak i kënaqur me Kylian Mbappe.

Sport

01/02/2020 23:00

Gjatë ndeshjes të cilën PSG e fitoi me rezultatin 4:0 kundër Montpellier, vëmendja shkoi te fjalosja e Kylian Mbappe me trajnerin e tij, Thomas Tuchel.

Yllit francez iu kërkua të zëvendësohet për t’i lënë vendin Mauro Icardit dhe kjo gjë nuk i pëlqeu, duke bërë që Mbapp e Tuchel të shkëmbejnë disa fjalë, me francezin që vazhdoi i nervozuar drejt bankës.

Pas ndeshjes, disa komente lidhur me situatën ka dhënë edhe trajneri, i cili ka paralajmëruar se ylli i skuadrës mund të dënohet.

“Unë jam trajneri, dikush duhet të vendos, ai e di se çfarë po bën. Atij nuk i pëlqen të zëvendësohet, askujt nuk i pëlqen të zëvendësohet” ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Këto nuk janë pamje të mira, por ne nuk jemi klubi i vetëm që përballet me këto gjëra. Shumë keq. Unë nuk jam i nervozuar, por jam i mërzitur, pasi ishte e panevojshme.”

“Nuk e di, duhet të mendoj, duhet të bëj gjumin. Do të marr një vendim nesër” ka thënë trajneri, i pyetur nëse lojtari mund të dënohet.

PSG tashmë prinë ligën e Francës me 13 pikë përpara Marseille, por situata mund të marrë drejtim të keq pas këtyre ngjarjeve. /Lajmi.net/