Tuchel mohon të ketë pasur kontakt me Dembele

Situata e komplikuar e Neymar JR ka bërë që edhe Ousmane Dembele të jetë shënjestër e thashethemeve të merkatos.

Sport

20/07/2019 23:37

Me zërat që rikthejnë Neymar tek Barcelona, është Ousmane Dembele ai që shkon tek PSG, së bashku me një lojtar tjetër të Barcës, si dhe me para të gatshme.

Raportimet e fundit supozojnë se trajneri i PSG, Thomas Tuchel, së fundmi ka kontaktuar Dembele për ta bindur atë që t’i bashkohet skuadrës së tij, por sipas ‘Goal’, gjermani ka hedhur poshtë një gjë të tillë, transmeton lajmi.net.

Ishte pikërisht Dembele lojtari që ishte transferuar nga Borussia Dortmund për të zëvendësuar Neymarin e larguar, kur braziliani kalonte tek francezët për 222 milionë euro.

Besohet se francezi mund të jetë pjesë e ofertës së Barcelonës me para të gatshme plus dy lojtarë, që do t’i siguronte katalanëve shërbimet e Neymar. /Lajmi.net/