Tuchel: Ky lojtar nuk është plotësisht i lumtur te PSG

Thomas Tuchel pranon se Ednison Cavani po mundohet të pajtohet me mungesën e minutave te PSG që pas rikthimit nga lëndimi.

Sport

01/11/2019 09:36

Sulmuesi i Uruguait pësoi një lëndim në fillim të sezonit, duke e kufizuar atë në vetëm një paraqitje që nga fundi i gushtit.

Megjithëse ai është rikthyer nga lëndimi për ndeshjen me Marseille, shefi i PSG e pranon se ai nuk është plotësisht i lumtur.

“Ai u lëndua për shumë javë. Ai dëshiron të na ndihmojë dhe është e nevojshme të shohim atë të luajë”.

“Është absolutisht normale dhe ai ka për të luftuar për të gjetur ritmin dhe për të pasur kohën e tij në skuadër. Ne kemi për të menduar në përgjithësi për ekipin”.

“Cavani është golashënuesi ynë, më i madhi në klub, por ai akoma mendon për kolektivin. Është e vështirë kur skuadra luan mirë pa të”./Lajmi.net/