Tuchel jep sinjale që Mbappe do të jetë i gatshëm kundër Atalantës

Trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel, ka dhënë shenja se Kylian Mbappe do të jetë i gatshëm për sfidën çerekfinale të Ligës së Kampionëve kundër Atalantës.

Sport

11/08/2020 20:47

Ylli francez ka qenë jashtë fushave pas lëndimit të pësuar në finale të Kupës kundër St Etienne.

Tuchel në konferencë për shtyp, ka deklaruar se Mbappe do të jetë në skuadër, nëse stërvitet mirë sot (e martë).

“Nëse ai stërvitet mirë sot dhe asgjë e jashtëzakonshme nuk ndodh pastaj, ai do të jetë në skuadër nesër”, ka deklaruar Tuchel, përcjell lajmi.net.

Tutje trajneri ka folur për ndeshjen kundër Atalantës.

“Do të jetë ndeshje e vështirë kundër Atalantës. Do do të jetë një sfidë e madhe, por gjithmonë ka mundësi”./Lajmi.net/