Tuchel: Ja pse dështoi Januzaj në Dortmund

Trajneri i Borussia Dortmundit, Thomas Tuchel, e ka treguar arsyen e dështimit të Adnan Januzajt te kjo skuadër.

Sport

03/02/2016 17:12

Tuchel ka thënë se Januzaj dështoi të përshtatej në Dortmund, pasi një pjesë e tij gjithmonë ishte në Manchester United, përcjell Lajmi.net.

“Një pjesë e tij ishte gjithmonë në Manchester dhe nuk mund ta shkëputnim këtë gjë”, ka treguar Tuchel.

“Ai nuk u përshtat te Borussia. Ai krahasonte gjithçka me atë se si kishte qenë në United”, shtoi gjermani.

Januzaj u kthye në Old Trafford, pas vetëm një gjysmë sezoni të kaluar në Signal Iduna Park.