Tuchel i thotë Neymarit: Nuk do të lë të pushosh

Neymar nuk do të lejohet të "pushojë" nga Paris Saint-Germain pasi dështoi një transferim veror te Barcelona, thotë Thomas Tuchel, me situatën e bërë mjaft qartë për yllin që dëshironte largimin.

Sport

08/10/2019 11:15

Anësori brazilian nuk fshehu dëshirën e tij për t’u rikthyer në ‘Camp Nou’ gjatë afatit të fundit të transferimit pas dy vitesh në Ligue 1.

Barca bëri gjithçka mundi për të arritur një marrëveshje, por PSG refuzoi të zmbrapset nën presion dhe mbajti kërkesat e tyre në të gjithë sagën e zgjatur, përcjell lajmi.net.

“Nuk ishte vendimi im dhe nuk ishte në të vërtetë as i tij”, tha Tuchel për thirrjet për të mbajtur Neymar në kryeqytetin francez.

“Mes nesh, asgjë nuk ka ndryshuar shumë. Unë e dija që ai donte të largohej nga klubi dhe ai e dinte që unë isha kundër tij. Për mua, nuk ishte momenti i duhur apo vendimi i duhur për të marrë. Ai e dinte qartë se si trajner, unë nuk doja që ai të shkonte. Por ne gjithashtu e dimë se nuk ishte vendimi im ose në të vërtetë i tij”.

“Kishte nevojë që një klub të përputhej me vlerësimin tonë dhe atëherë ata do të thoshin”po”. Ne të dy kemi pranuar që vendimi nuk është marrë në nivelin tonë. Nuk do të ndikojë në marrëdhëniet tona sepse ne e dinim që ekzistonte mundësia se do të vazhdonim të punonim së bashku dhe do të ishte budallallëk të harxhojmë gjithçka”.

”Nuk do ta lë të pushojë tashmë Neymarin, ai është i rëndësishëm për skuadrën”, potencoi Tuchel. /Lajmi.net/