Tuchel i ofrohet mundësia të kthehet në punë si trajner – interesim nga skuadra e Bundesliga

Thomas Tuchel vazhdon të jetë pa punë, prej kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelsea. Trajneri gjerman, Thomas Tuchel e përfundoi më herët sesa planifikohej aventurën e tij në Londër. Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sport1’, Tuchel i është ofruar një mundësi që të kthehet në punën e tij, përcjell lajmi.net. Kjo mundësi…

Sport

04/10/2022 17:20

Thomas Tuchel vazhdon të jetë pa punë, prej kur u shkarkua nga posti i trajnerit të Chelsea.

Trajneri gjerman, Thomas Tuchel e përfundoi më herët sesa planifikohej aventurën e tij në Londër.

Sipas raportimeve të fundit nga ‘Sport1’, Tuchel i është ofruar një mundësi që të kthehet në punën e tij, përcjell lajmi.net. Kjo mundësi i vjen nga kampionati gjerman.

Bayer Leverkusen thuhet të jenë të interesuar për të marrë shërbimet e taktikut gjerman.

Mbetet të shihet nëse mund të arrihet një marrëveshje mes Leverkusen dhe Tuchel. /Lajmi.net/