Tuchel e di recetën për ta ndalur Man Utd

Thomas Tuchel ka bërë të ditur se e di recetën për ta ndalur skuadrën e Manchester United.

Sport

19/10/2020 23:22

Trajneri gjerman i Paris Saint Germain, Thomas Tuchel, ka dhënë disa komente para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Skuadra e tij do të përballet me gjigantët anglezë, Manchester United. Gjermani ka treguar se cilat do të jenë pikat kyçe për ta ndalur skuadrën e Ole Gunnar Solskjaer.

“Do të jetë e domosdoshme që t’i ndalim ata para kundërsulmeve. Duam të kemi topin, të tregojmë stilin tonë dhe ta imponojmë atë. E dimë se ata janë të rrezikshëm edhe në ndërprerje”, ka thënë Tuchel, transmeton lajmi.net.

“Këto janë pikat kyçe në të cilat duhet të mbrohemi mirë”, shtoi gjermani.

PSG kthehet në Ligën e Kampionëve pas një sezoni mjaft të mirë, kur arrinin edhe finalen. /Lajmi.net/