Tuchel beson të mbetet te PSG

Thomas Tuchel pret që të jetë trajner i Paris Saint Germian edhe në sezonin e ardhshëm, por pranon se situata mund të “ndryshojë çdo ditë”.

Sport

25/05/2019 08:43

PSG nën drejtimin e trajnerit gjerman fitoi titullin e Ligue 1 këtë sezon, por janë rrëzuar në Ligën e Kampionëve nga Manchester United.

“Unë mendoj se mund të them po”, u përgjigj Tuchel në pyetjen nëse do të qëndrojë te PSG edhe sezonin e ardhshëm, përcjell ‘lajmi.net’.

“Por, në futboll, gjërat mund të ndryshojnë çdo ditë”.

“Ju më pyesni shpesh për këtë, por unë jam këtu. Nëse ndryshon, nuk do të jetë diçka e fshehur”./Lajmi.net/