Trusti jep një njoftim për humbjet e parave

Disa ditë më parë është raportuar për humbjet e mëdha financiare që po ndodhin në Trustin Pensional të Kosovës.

Lajme

07/04/2020 15:14

Si pasojë e krizës së pandemisë së koronavirusit janë humbur deri në 8.5 milionë euro brenda një dite.

Për këtë shkak Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka lëshuar një sqarim.

Në njoftimin për media shkruan se nga kriza e Covid-19, janë prekur investimet në gjithë botën.

Njoftimi i plotë:

•Kriza aktuale globale, nga pandemia COVID-19, ka prekur të gjitha investimet në botë, e natyrisht edhe investimet e Trustit.

•Lajmi kryesor tani është se Trusti ka marrë masa që asnjë kontribuues i moshës, që pensionohet gjatë vitit 2020, nuk do të ndikohet nga rënia e investimeve. Ata pra janë të mbrojtur e imun ndaj çfarëdo lëvizje negative gjatë këtij viti, kur edhe pensionohen.

•Po ashtu, rënia aktuale e investimeve të Trustit (prej rreth 4.5%; kundrejt S&P500, në SHBA, që ra rreth 16% dhe DAX, në Gjermani, që ra rreth 25%) besojmë se është e përkohshme dhe do të rikuperohet gjatë pjesës tjetër të këtij viti (eventualisht) vitin në vijim. Trusti investon në afatgjatë dhe rëniet afatshkrutra, sado të forta, gjithnjë janë rikuperuar.

•Trusti vazhdon të ketë kthim të kënaqshëm pozitiv nga investimet në afatgjatë. Më 6 prill kthimi nga investimet ishte rreth 396 milionë euro prej themelimit.

•Pa panik, shëndeti e jeta mbi të gjitha!. /Lajmi.net/