Trupi i tij duron tensionin e rrymës elektrike deri në 11,000 volt

Një 16 vjeçar nga India posedon dhunti unike. Ai nuk e ndjen aspak elektricitet, pavarësisht intensitetit tij të lartë. 

Fun

25/01/2015 14:57

Dipak Jangra, përveç se nuk preket nga elektriciteti, ai posedon talent edhe në lidhjen e rrjetit dhe rregullimin e aparateve të ndryshime elektrike. Dipak thotë se ndjehet i privilegjuar me këtë dhunti që asnjëherë nuk do ta keqpërdor.

“Unë mund ta prek një gjë të elektrizuar, pavarësisht intensitetit të rrymës elektrike dhe lëkura ime nuk e ndjen atë, madje as nuk nxihet. Nuk ndjej asgjë. Nëse ndonjëri ka problem me energjinë elektrike, unë e rregulloj atë me duar dhe pa doreza. Fillimisht isha frikuar nga intensiteti, por tani aspak. I vendos telat e zbuluar në gjuhë dhe nuk ndjej asgjë. Për dy vite, që kur e kam zbuluar dhuntinë time, iu kam rregulluar mbi 60 shtëpive energjinë elektrike”, u shpreh Dipak Jangra.

Këtë aftësi ai e zbuloi derisa po rregullonte një aparat amvisërie në shtëpi. Që atëherë, ai ka ndihmuar shumë banorë në lagjen e tij rreth problemeve me energjinë elektrike. Intensitetin më të lartë që mund të durojë Dipak është 11 mijë volt, apo i mjaftueshëm për furnizimin me energji elektrike të 500 shtëpive.