Trupi i Sokol Halilit sillet në Emergjencën e QKUK-së

Në Emergjencën e QKUK, rreth orës 15:00, është sjellë trupi i pajetë Sokol Halili. Halili, i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares, Hamide Magashi, qëlloi veten pasi ishte rrethuar nga forcat e njësisë speciale të policisë në shtëpinë e tij afër Shtimes. Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë…

Lajme

02/12/2022 15:52

Në Emergjencën e QKUK, rreth orës 15:00, është sjellë trupi i pajetë Sokol Halili.

Halili, i dyshuari për vrasjen e 35-vjeçares, Hamide Magashi, qëlloi veten pasi ishte rrethuar nga forcat e njësisë speciale të policisë në shtëpinë e tij afër Shtimes.

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka konfirmuar se Sokol Halili ka vrarë vetën, raporton EO.

Ngjarja ka ndodhur derisa njësia speciale kishte shkuar në shtëpinë e tij për ta kapur.

Sipas Sveçlës, policia ka tentuar të negociojë dorëzimin por 31-vjeçari ka vendosur t’i japë fund jetës, duke qëlluar veten.