Trumpit i vjen lista me pyetje rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016

Avokatët e Trump kanë marrë një listë me pyetje rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016, thotë një raport. Trump dhe ekipi i tij vazhdimisht e kanë mohuar përfshirjen e Moskës në kampanjën e tij.

Bota

01/05/2018 15:43

Prokurori special i Shteteve të Bashkuara Robert Mueller i ka dhënë një list me pyetje avokatëve të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump si pjesë e hetimeve të përfshirjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Edhe pse ekipi i Mueller i ka treguar avokatëve të Trump se vetë presidenti aktualisht nuk është një objektiv, disa nga veprimet e tij ende mund të përbëjnë pengesë për drejtësinë.

 Lista përfshin pyetje rreth shkarkimit nga detyra të ish drejtorit të FBI James Comey, raporton “DW”, transmeton Periskopi.

Comey ishte duke udhëhequr hetimet e ndërhyrjes ruse, në kohën kur Trump e pushoi atë në vitin 2017.

Pyetje tjera përfshihen rreth ish udhëheqësit të kampanjës së Trump, Paul Manafort mbi lidhjet që ky kishte pasur me zyrtarë rusë. Manafort po përballet me disa akuza nga Mueller, duke përfshirë pastrimin e parave dhe mashttrimin nëpërmjet bankave dhe taksave, por asnjëri nuk është aq i lidhur me punën që bëri gjatë fushatës zgjedhore të Trump në vitin 2016.

Në raport përfshihet edhe deklarata e ish këshilltarit për siguri kombëtare, Michael Flynn i cili më herët kishte gënjyer rreth ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Mueller deri më tani ka paditur 22 njerëz në hetimin e tij. Në anën tjetër, Trump ka kritikuar hetimet e  Mueller, duke i përshkruar si “gjah i shtrigave”.