Me Trumpin president, epoka e një shteti palestinez merr fund

Ministri i Edukimit i Izraelit, Naftali Bennet, ka thënë sot se nocioni për një shtet palestinez ka marrë fund pas fitores së Donald Trumpit në zgjedhjet presidenciale në SHBA.

Bota

09/11/2016 13:24

Sipas tij, një shtet palestinez do ta dëmtonte kauzën e vendit të tij për siguri dhe ligj, transmeton Express.

“Fitorja e Trumpit është një mundësi për Izraelin që menjëherë ta anulojë nocionin për një shtet palestinez në qendër të vendit, i cili do të dëmtonte sigurinë dhe ligjin tanë,” ka thënë Bennett.

“Ky është qëndrimi i presidentit të sapo zgjedhur… epoka e një shteti palestinez merr fund,” ka shtuar ai.