Trumpi pritet t’i vendos 25 për qind taksë edhe “Apple”-s nëse nuk i prodhon telefonat në ShBA
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump nuk e ka ndërmend të ndalet me vendosje të taksave. Kompania “Apple” mund të jetë ‘viktima’ e radhës në radarin e taksave të Trump, shkruan lajmi.net Ai me anë të një postimi ka bërë të ditur se nëse “Apple” nuk i prodhon telefonët në ShBA do të përballet me taksë…

Auto & Tek
Presidenti i ShBA-ve, Donald Trump nuk e ka ndërmend të ndalet me vendosje të taksave.
Kompania “Apple” mund të jetë ‘viktima’ e radhës në radarin e taksave të Trump, shkruan lajmi.net
Ai me anë të një postimi ka bërë të ditur se nëse “Apple” nuk i prodhon telefonët në ShBA do të përballet me taksë 25 për qind.
“Unë qe një kohë të gjatë e kam njoftuar Tim Cook-in e kompanisë Apple se pres që iPhone-t e tyre që do të shiten në Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të prodhohen dhe ndërtohen në Shtetet e Bashkuara, jo në Indi ose kudo tjetër. Nëse nuk është ky rasti, një taksë prej të paktën 25 për qind duhet të paguhet nga Apple për ShBA-në” – shkroi presidenti amerikan në rrjetin “Truth Social”./lajmi.net/