Trumpi e Bideni hidhen në sulm në shtetet ku po synojnë të kthejnë rezultatin në favor të vetin

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe rivali i tij nga demokratët Joe Biden janë hedhur në sulm sot, duke bërë fushatë në shtetet ku po mundohen të kthejnë rezultatin në favor të tyre në zgjedhjet presidenciale më 3 nëntor, shkruan agjencia AP.

Bota

18/10/2020 22:35

Trump nisi ditën e tij në Nevada, duke bërë një vizitë të rrallë në kishë para se të bënte një tubim pasdite në Carson City. Nevada nuk ka lëvizur për një kandidat presidencial nga ana e Republikanëve që nga viti 2014.

Biden në anën tjetër mbajti një tubim masiv në Delaware para se të bënte fushatë në Karolinën Veriore, ku një Demokrat nuk ka fituar në garën për Shtëpi të Bardhë që nga viti 2008 kur fitoi Barack Obama.

Të dy kandidatët po tentojnë të kthejnë rezultatet në favor të tyre në ato shtete ku nuk kanë ngadhënjyer për një kohë, me të çka edhe do të mund të hapnin rrugën drejt fitores.

Biden është në një avantazh të dukshëm në sondazhe.

Me Trumpin të ulur në rresht të parë në Kishën Ndërkombëtare në Las Vegas, pastorja Denise Goulet, i tha të pranishmëve se Zoti i ka thënë asaj se presidenti do ta sigurojë mandatin e dytë.

“Në ora 4:30, Zoti më tha, ‘Do t’ia jap presidentit tënd mandatin e dytë’”, ka thënë Denise, ndërsa më pas iu drejtua Trumpit, “do të jesh sërish president”.

Trump tha se pëlqen të shkojë në kisha dhe se është nder për të që mori pjesë.

Presidenti i bëri thirrje që të gjithë të dalin të votojnë më 3 nëntor. Ai më pas lëshoi një grumbull të kartëmonedhave 20 dollarëshe në pjatë para se të largohej.

Ndonëse pandemi nuk është bërë ndonjë angazhim për mbajtje të distancës sociale apo kufizim të këngëve. Pak nga të pranishmit në kishë mbanin maska.

Biden në anën tjetër në Durham në Karolinë të Veriut u përqëndrua te promovimi i ndryshimeve në drejtësi për të luftuar racizmin institucional.

Duke folur në një skenë në një vendparking me afro 70 vetura, Biden tha se Karolina e Veriut është vendimtare në gjasat e tij për fitore.

“Do të bëhet gjithë dallimi këtu në Karolinën Veriore”, ka thënë Biden, i cili hoqi maskën kur foli.

Ai ka kritikuar Trumpin që ka thënë se pandemia është duke shkuar nga fundi.
“Gjërat po shkojnë edhe më keq”, ka shtuar Biden.

Hasjet që dy kandidatët janë duke marrë në ditët e fundit të fushatës janë dukshëm të ndryshme, ku Biden është duke përqafuar direktivat e autoriteteve të shëndetit publik për fushatën gjatë kësaj periudhe pandemie. Ai mban maskën në publik kur nuk flet dhe po ashtu në tubimet e tij mbahet distanca sociale.

Trump në anën tjetër nuk mban maskë dhe po ashtu të pranishmit në tubimet e tij nuk mbajnë fare distancë sociale. Ai vazhdon të minimizojë rrezikun e koronavirusit, ndonëse ai është duke e marrë veten pasi vet ishte infektuar me koronavirus.

Image