Trump: Vdekja e Bryantit, lajm i tmerrshëm

22:58 | 26 Janar 2020

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka komentuar lajmet për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Ai e ka quajtur lajm të tmerrshëm vdekjen e Bryantit në moshën 41-vjeçare.

“Raportohet se legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur në një aksident me helikopter në Kaliforni. Është lajm i tmerrshëm!”, ka shkruar Trumpi në Twitter.

Theksojmë që bashkë me legjendën e basketbolli, Kobe Bryant, vdiq edhe vajza e tij 13-vjeçare, Gianna, si dhe tre persona të tjerë që ishin ne bord. /Lajmi.net/