Të Infektuar: 18.345

Të Shëruar: 15.198

Të Vdekur: 669

Trump sulmon ashpër familjen Biden: Është një sipërmarrje kriminale, duhet të arrestohen

21:18 | 17 Tetor 2020

“Familja Biden është një sipërmarrje kriminale, një nga më të korruptuarat në historinë e Amerikës”.

Kështu u shpreh presidenti Donald Trump gjatë një takimi elektoral në Georgia, ku kërkoi sërish që Joe Biden dhe djali i tij Hunter të mbajnë përgjegjësi për veprimet e tyre.

Duke iu referuar e-mail-eve të publikuara nga New York Post për korrespondencën e Hunter Biden me biznesmenin ukrainas, Trump tha: “Ky është skandali më i madh politik, pas atij të spiunimit të fushatës sime elektorale nga ana e Obamës. Arrestojini”, raporton A2.

Skandalit të cilit i referohet Trump ka të bëjë me djalin e kandidatit demokrat Hunter Biden, i cili e prezantoi babanë e tij kur ish zv.president me një drejtues të lartë të shoqërisë energjetike ukrainase Burisma, vetëm një vit përpara se zëvendësi i Obamës të bënte presion mbi qeverinë e Ukrainës për të liruar nga detyra një prokuror që po hetonte shoqërinë.