Trump: SHBA do të përpiqet t’i japë fund dhunës midis Armenisë dhe Azerbajxhanit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, deklaroi dje se SHBA po shikon se çfarë mund të bëjë për të ndaluar dhunën midis Armenisë dhe Azerbajxhanit mbi rajonin e okupuar Nago-Karabak.

Bota

28/09/2020 12:13

Trump u tha gazetarëve në një konferencë shtypi në Shtëpinë e Bardhë se SHBA kanë “shumë marrëdhënie të mira në atë zonë. Ne do të shohim nëse mund ta ndalojmë atë”, shkruan Anadolu, transmeton Klan Kosova

Kujtojmë se përleshjet kufitare shpërthyen mëngjesin e djeshëm pasi forcat armene shënjestruan vendbanimet civile të Azerbajxhanit dhe pozicionet ushtarake në rajon, i cili njihet gjithashtu si Karabaku i Epërm.

Marrëdhëniet midis dy kombeve ish-sovjetike kanë qenë të tensionuara që nga viti 1991, kur ushtria armene ‘pushtoi’ Karabakun e Epërm, një territor i njohur ndërkombëtarisht i Azerbajxhanit.

Katër rezoluta të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe dy rezoluta të Asamblesë së Përgjithshme të OKB si dhe shumë organizata ndërkombëtare kërkojnë tërheqjen e forcave pushtuese.

Grupi i Minskut i OSBE bashkë-kryesuar nga Franca, Rusia dhe SHBA – u formua në 1992 për të gjetur një zgjidhje paqësore të konfliktit, por pa rezultat. Sidoqoftë, një armëpushim u ra dakord në 1994.

Franca, Rusia dhe NATO, ndër të tjera, kanë kërkuar një ndalje të menjëhershme të përleshjeve në rajonin e okupuar.