Trump: Rivali im në zgjedhje do të jetë Biden

Me përjashtim të surprizave që mund të pasojnë, Joe Biden do të jetë kandidati demokrat për Shtëpinë e Bardhë.

Bota

13/09/2019 22:41

Ky është parashikimi i presidentit amerikan, Donald Trump disa orë pas debatit të tretë në TV mes kandidatëve demokratë në Houston të Texasit.

“Ka tre persona që i shoh si pretendentë të mundshëm dhe mendoj se sfiduesi im do të jetë njëri nga këta tre, Biden, Bernie Sanders apo Elizabeth Warren”, deklaroi Trump.

‘’Mendoj se më i favorizuari do të jetë ish-zëvendëspresidenti Joe Biden’’, përfundoi Trump para gazetarëve.