Trump punon për ISIS-in?

Manjati dhe filantropi Xhorxh Soros bën një parashikim të zymtë për të ardhmen e Bashkimit Europian, Rusisë, Kinës dhe garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Gjatë forumit ekonomik të Davosit, që zhvillohet në Zvicër, 88 – vjeccari tha se “Bashkimi Europian po copëtohet nga kriza e emigrantëve, që sipas tij, ka dëmtuar edhe kancelaren gjermane…

Lajme

23/01/2016 03:39

Manjati dhe filantropi Xhorxh Soros bën një parashikim të zymtë për të ardhmen e Bashkimit Europian, Rusisë, Kinës dhe garës presidenciale në Shtetet e Bashkuara.

Gjatë forumit ekonomik të Davosit, që zhvillohet në Zvicër, 88 – vjeccari tha se “Bashkimi Europian po copëtohet nga kriza e emigrantëve, që sipas tij, ka dëmtuar edhe kancelaren gjermane Angela Merkel”. “Ajo donte ta ndalonte dhe kështu rrezikoi kapitalin e saj politik dhe humbi.. sepse gjesti i saj për të hapur portat e Gjermanisë nuk ishte i përgatitur sic duhet”.

Sa i takon Rusisë, Soros mendon se është një në pozitë tejet të dobët dhe do të përballet me kolaps të shpejtë. Ndërsa Kina, sipas multimiliarderit, megjithëse ka pësuar rënie në ekonomi, mbetet shumë më lart se vendet e tjera.

Për garën presidenciale në Shtetet e Bashkuara, Soros, tashmë një mbështetes i kandidates demokrate Hilari Klinton, bëri një akuzë të fortë për kryesuesin e republikanëve, Donald Trump. Sipas Xhorxh Soros, jo vetëm ai, por edhe Ted Cruz po punojnë për Shtetin Islamik.

Tv Klan