Të Infektuar: 1147

Të Shëruar: 874

Të Vdekur: 30

Trump optimist: Modeli i COVID-19 parashikon më pak vdekje në SHBA

18:51 | 9 Prill 2020

Presidenti Donald Trump thotë se modeli kryesor i koronavirusit tani parashikon më pak vdekje në SHBA se më parë pasi amerikanët po bëjnë “një punë të mirë”.

Modeli me ndikim që shoqëron epideminë e koronavirusit amerikan tani parashikon më pak vdekje dhe shtrime në spital në krahasim me javën e kaluar, transmeton lajmi.net.

Modeli parashikoi dje se virusi do të vriste 60.000 njerëz në SHBA gjatë katër muajve të ardhshëm. Kjo është 33.000 më pak vdekje sesa vlerësimet e së enjtes së kaluar, raporton CNN.

Ndërsa SHBA pritet të përballen me mungesën e 16.000 shtretërve spitalorë, rezulton se ky model do të kërkojë 168.000 më pak sesa parashikohet.

Ndryshimi i madh në model erdhi të dielën me një fluks të madh të të dhënave të reja, tha drejtori i Institutit për Matje dhe Vlerësime të Shëndetit në Shkollën e Mjekësisë në Universitetin e Uashingtonit, Christopher Marie, i cili k rijoi modelin.

“Modeli kryesor i koronavirusit tani parashikon më pak vdekje sesa në parashikimet e modelit të mëparshëm. Kjo për faktin se njerëzit në Amerikë po bëjnë një punë të shkëlqyeshme. Distanca shoqërore. Vetëm mbajeni atë”, ka shkruar Trump në Twitter. /Lajmi.net/