Trump: Nuk më duhet ndihmë nga jashtë në zgjedhje, fitoj vetëm

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka thënë këtë të martë se ai nuk ka nevojë nga qeveritë e jashtme në garën presidenciale të 2020’ës.

Bota

25/02/2020 22:57

Ai nga New Delhi ka akuzuar Demokratët për rrjedhje të informacioneve të klasifikuara lidhur me ndërhyrjen ruse për të dëmtuar fushatën e tij, shkruan Euronews.

“Nuk më duhet ndihmë prej asnjë vendi dhe as nuk jam ndihmuar nga ndonjë vend”, ka thënë Trump gjatë konferencës së mbajtur pas vizitës dyditore në Indi.

Trump thuhet se është shmangur në pyetjen nëse beson se Rusia është duke bërë ndërhyrje në zgjedhjet që do të mbahen këtë vit.