“Trump nuk e kupton Rusinë”

20:00 | 15 Janar 2017

Drejtori në largim i CIA-s John Brennan, ka thënë që presidenti i zgjedhur amerikan Donald Trump, nuk e kupton Rusinë, dhe ka dënuar mënyrën e tij të komunikimit përmes rrjetit social Twitter.

Brennan e ka quajtur si të “egër” krahasimin që bëri Trump për komunitetin e inteligjencës amerikane me atë të Gjermanisë naziste.

“Spontaniteti nuk është diçka që mbron interesat e sigurisë kombëtare,” tha Brennan. /KK/