“Trump me një thirrje shkatërroi gjithçka që Nixon kishte ndërtuar me Kinën”

Vetëm Richard Nixon ka mundur t’i afrohet Kinë, kurse vetëm Donlad Trump me një thirrje telefonike ka arritur të shkatërrojë gjithçka që Nicksoni ka bërë për përmirësimin e marrëdhënieve.

Bota

06/12/2016 23:09

Kështu shkruan analisti Vick Noa Milman, i cili thekson se miliarderi ekscentrik në kohën e fushatës zgjedhore vëmendje të madhe i kushtoi kritikës ndaj Pekinit zyrtar, kurse këtë e nisi me thirrjen telefonike të presidentes së Tajvanit, bisedës së parë në këtë nivel që nga viti 1979, kur u ndërprenë marrëdhëniet diplomatike të të dyja palëve, transmeton lajmi.net.

“Nëse Kina vije në përfundim se Trumpi seriozisht është i interesuar për normalizimin me Tajvanin, kjo mund të çojë në përplasje të drejtpërdrejta me Pekinin, me pasoja të mundshme katastrofale”, shkruan Milman.

Ai shton se është e mundshme që Trump e përdorë Tajvanin si çip në lojën e pokerit me rol të madh.

“Trump ndoshta dëshiron thellimin e krizës… Në rast se pranon pavarësinë e Tajvanit, kjo mund të nxiste përgjigje ushtarake të Kinës. A do ta mbështesë pastaj Amerika Tajvanin? Vështirë të paramendohet”, thekson ai. /Lajmi.net/