Trump: Negociatat tregtare me Kinën po përparojnë mirë

Presidenti amerikan, Donald Trump vlerësoi sot se negociatat tregtare me Kinën po përparojnë mirë, pa dhënë detaje mbi një marrëveshje të mundshme që do i japë fund përplasjes mes Uashingtonit dhe Pekinit.

Bota

07/03/2019 23:44

“Kjo po përparon mirë”, u përgjigj thjesht Trump, i pyetur në Zyrën Ovale në lidhje me situatën e bisedimeve.

“Tataktivat tregtare janë shumë të vështira dhe ka ende shumë për të bërë pavarësisht përparimeve në disa sektorë”, kishte deklaruar nga ana tjetër ministri kinez i Tregtisë.

Uashingtoni dhe Pekini kanë filluar që prej fillimit të vitit negociata serioze për t’u përpjekur t’i japin fund mosmarrëveshjeve të tyre tregtare dhe luftës së tarifave doganore.