Trump: Më vjen keq për kryeministren May

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha këtë të premte se ai ndihet keq që kryeministrja e Britanisë së Madhe, Theresa May, ka dhënë dorëheqje këtë të premte.

Bota

24/05/2019 23:23

Ai shtoi se i vjen keq gjithashtu që asaj iu desh që të jepte dorëheqje pasi që dështoi që ta bëjë Brexitin realitet, raporton Reuters, transmeton Gazeta Express.

Trump, i cili ka një marrëdhënie të mirë me May, shtoi se ajo është një grua e mirë dhe kishte punuar shumë.

“Ajo është një grua e mirë dhe kishte punuar shumë, do të takohem me të në vizitën time në Britaninë e Madhe e cila do të realizohet në muajin e ardhshëm” tha Trump.

Sot gjatë ditës, kryeministrja britanike, Theresa May, deklaroi se ajo do të jap dorëheqje për shkak të pakënaqësive ndaj saj, dhe do t’i hap rrugë zgjedhjeve të reja partiake.