Trump: Lufta do të nënkuptonte ‘fundin për Iranin’

Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të rreptë ndaj Iranit.

Bota

20/05/2019 08:32

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka lëshuar një paralajmërim të rreptë ndaj Iranit, duke sugjeruar se do të shkatërrohet në qoftë se një konflikt shpërthehet midis dy vendeve.

“Nëse Irani dëshiron të luftojë, ky do të jetë fundi zyrtar i Iranit”, tha ai në një postim në Twitter. “Asnjëherë mos kërcënoni Shtetet e Bashkuara përsëri!”.

Shtetet e Bashkuara kanë vendosur anije luftarake shtesë dhe aeroplanë në Gjirin e tyre në ditët e fundit, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Por postimi nga Trump shënon një ndryshim në ton pasi përpjekjet e fundit për të minimizuar mundësinë e konfliktit ushtarak.

Vetëm disa ditë më parë, presidenti u tha ndihmësve se ai nuk donte që presioni i Shteteve të Bashkuara kundër Iranit të kthehej në një konflikt.

Dhe kur u pyetën nga gazetarët të enjten e kaluar nëse SHBA do të luftonte, Trump u përgjigj: “Nuk shpresoj.” /Lajmi.net/