Trump “kërcënon”, do të dominojë bisedimet për klimën

Shqetësimet në lidhje me presidencën e Donald Trumpit në SHBA pritet të dominojnë ditët e para të një samiti global për klimën në Marok.

Bota

07/11/2016 13:53

Rreth 20,000 pjesëmarrës do të takohen në Marakeç për dy javë, nisur nga sot. Ata do të bëjnë përpjekje për t’u pajtuar për rregulla të reja për të kufizuar ngrohjen e planetit.

Planet janë thelluar që kur Marrëveshja e Parisit për Klimën ka hyrë në fuqi javën e kaluar. Trump, i cili e ka cilësuar si “shaka” këtë marrëveshje, është zotuar se do ta anulojë atë nëse zgjidhet president.

Marrëveshja e Parisit, e nënshkruar nga 193 vende dhjetorin e kaluar, synon ta mbajë rritjen e temperaturave globale nën 2 gradë Celsius deri në fund të këtij shekulli, transmeton Alsat-m.