Trump kërcënon me tarifa 100 për qind vendet e BRICS

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump u ka kërkuar vendeve anëtare të BRICS që të zotohen të mos krijojnë një monedhë të re ose të mbështesin një monedhë tjetër të huaj si zëvendësim për dollarin amerikan, duke paralajmëruar se do të përballen me tarifa 100 për qind nëse nuk e bëjnë këtë. Ne kërkojmë…

Bota

30/11/2024 21:57

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së Donald Trump u ka kërkuar vendeve anëtare të BRICS që të zotohen të mos krijojnë një monedhë të re ose të mbështesin një monedhë tjetër të huaj si zëvendësim për dollarin amerikan, duke paralajmëruar se do të përballen me tarifa 100 për qind nëse nuk e bëjnë këtë.

Ne kërkojmë që ato vende të angazhohen që as të krijojnë një monedhë të re BRICS dhe as të mbështesin ndonjë monedhë tjetër për të zëvendësuar dollarin e fuqishëm amerikan ose të përballen me tarifa 100 për qind dhe të presin t’i japin lamtumirën ekonomisë së madhe amerikane, shkroi Trump në Truth Social.

“Lërini të gjejnë budallenj të tjerë. Nuk ka asnjë mënyrë që BRICS të zëvendësojë dollarin amerikan në tregtinë ndërkombëtare dhe çdo vend që përpiqet ta bëjë këtë do t’i thotë lamtumirë Amerikës.”

BRICS përbëhet nga anëtarët origjinalë të grupit të pesë ekonomive – Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Ai gjithashtu bashkon Iranin, Egjiptin, Etiopinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.