Trump jep ‘mbështetje të plotë’ për bisedimet Japoni-Kore e Veriut

Donald Trump ka mbështetur një takim të mundshëm ballë për ballë midis udhëheqësve të Japonisë dhe Koresë së Veriut.

Bota

27/05/2019 14:19

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka mbështetur një takim të mundshëm ballë për ballë midis udhëheqësve të Japonisë dhe Koresë së Veriut.

Kryeministri japonez Shinzo Abe tha se Trump premtoi “mbështetje të plotë” për takimin e propozuar, në të cilin ai dëshiron të ketë biseda “të sinqerta” për politikën bërthamore të Koresë së Veriut dhe të rrembyerve japonezë, raporton “Bbc”, transmeton lajmi.net.

Presidenti amerikan tha se priste që “gjëra të mira” të vinin nga Koreja e Veriut.

Trump, i cili është në një vizitë katër-ditore në Japoni, më parë u bë udhëheqësi i parë i huaj që takoi Perandorin Naruhito. /Lajmi.net/