Trump: ISIS do të shkatërrohet përfundimisht sonte

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, tha se territori i fundit i ozurpuar nga Shteti Islamik në Siri do të lirohet nga forcat e mbështetura nga ShBA deri në mbrëmje.

Bota

20/03/2019 18:56

Trump e tha këtë kur ai u largua nga Shtëpia e Bardhë, ndërsa shfaqi harta të territorit të ISIS-it në Irak dhe Siri ditën kur u përzgjodh si president, si dhe mëngjesin e sotëm, transmeton lajmi.net.

Harta më e fundit tregon atë që Trump thotë është një “vend i vogël që do të zhduket ndikimi i ISIS natën e sotme”.

Luftëtarët e mbështetur nga SHBA, që luftojnë për të rimarrë stacionin e fundit të forcave terroriste në Sirinë lindore, morën të martën pjesën më të madhe të pjesëve të uzurpuara nga ISIS.

I pari i ShBA-ve thotë se ka dërguar 400 trupa të qëndrojnë në Siri. /Lajmi.net/