Trump i kërkon Japonisë blerjen e prodhimeve bujqësore amerikane

Presidenti amerikan, Donald Trump, i ka kërkuar drejtpërdrejtë kryeministrit japonez, Shinzo Abe, që vendi i tij, të blejë produkte bujqësore amerikane, njoftoi të martën agjencia e lajmeve Kyodo, duke cituar burime të panjohura japoneze dhe amerikane.

Bota

13/08/2019 14:36

Japonia dhe Shtetet e Bashkuara kanë rënë dakord për një marrëveshje të gjerë mbi tregtinë dypalëshe, deri në shtator, duke bërë përpjekje të tejkalojnë dallimet e opinioneve mbi tarifat në produktet e mishit dhe sektorin e automobilave, raportoi e përditshmja e biznesit Nikkei, në fillim të këtij muaji.

Trump kishte kërkuar që Japonia të blejë prodhime specifike, siç janë soja dhe gruri, njoftoi Kyodo, duke shtuar se kërkesa ishte e ndarë nga korniza e bisedimeve aktuale tregtare midis Uashingtonit dhe Tokios, transmeton rel.

Blerja do të vlejë disa qindra milionë dollarë, përfshirë kostot e transportit.