Trump i dërgon ftesë Edi Ramës – Shqipëria bëhet anëtare themeluese e Bordit të Paqes
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga vetë Presidenti Trump. Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues, duke ngjitur kështu një tjetër nivel të rëndësishëm ndërkombëtar vetëm disa…
Lajme
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar me entuziazëm se Shqipëria është ftuar nga Presidenti Donald J. Trump të bëhet pjesë e Bordit të Paqes, një organizatë e re ndërkombëtare e ideuar nga vetë Presidenti Trump.
Shqipëria do të ketë statusin e anëtarit themelues, duke ngjitur kështu një tjetër nivel të rëndësishëm ndërkombëtar vetëm disa vite pas zhvillimeve të fundit politike dhe diplomatike, transmeton lajmi.net.
Në një postim në rrjetet sociale, Rama shkruan se kjo ftesë është një njohje e veçantë për Shqipërinë dhe për përpjekjet e vendit në këto vite për të forcuar dinjitetin dhe respektin ndërkombëtar, si dhe për të avancuar marrëdhëniet strategjike me Shtetet e Bashkuara.
“Nuk mund të jem më krenar për Shqipërinë, për gjithçka kemi bërë në këto vite duke e kthyer në një vend të dinjitetshëm dhe të respektuar botërisht. Ftesa e Presidentit Trump për t’u bërë pjesë e Bordit të Paqes është një vlerësim i veçantë dhe një hap historik për vendin tonë,” shkruan Rama./lajmi.net/