Trump flet për gjendjen e tij shëndetësore

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, gjatë një konference ka folur edhe për vizitën e tij në Qendrën Mjekësore në Maryland.

Bota

19/11/2019 23:00

Ai ka akuzuar organizata të informimit se kanë shpërndarë lajme të rreme lidhur me shëndetin e tij, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.

Ka qenë raportuar se vizita e tij shëndetësore nuk ka kaluar sipas procedurave normale për një trajtim presidencial.

“Isha për një kontroll fizike”, ka thënë Trump.

Është raportuar se Trump të ketë pasur probleme me zemër. Është hera e nëntë që ai viziton qendrën në Maryland, prej kur ka marrë mandatin.