Trump-Erdoganit: Ne e ruajmë naftën nga Siria

Gjatë takimit të sotëm me homologun tij turk Recep Tayyip Erdogan në Shtëpinë e Bardhë, presidenti amerikan Donald Trump tha se ai kishte tërhequr një pjesë të ushtrisë amerikane nga Siria veriore, por gjithashtu kishte lënë një pjesë të saj për të ruajtur naftën.

Bota

13/11/2019 19:57

“Ne e tërhoqëm pjesën më të madhe të trupave tona, pasi nuk donim të shqetësoheshim për kufirin e huaj. Ne kemi punë të mjaftueshme për të bërë në lidhje me kufirin tonë, “tha Trump.

Ai theksoi se një kontingjent më i vogël i ushtrisë amerikane mbeti në Siri për të ruajtur naftën.

“Ne ruajmë naftën, e kemi naftën, ajo është e siguruar. Kemi lënë forca më të vogla për shkak të naftës. Duhet të shtoj se presidenti Erdogan dhe unë jemi miq të mirë që nga fillimi dhe i kuptojmë vendet tona dhe nga vijmë”, tha Trump.