Trump emëron Pence si shef të ekipit për tranzicion

Presidenti i ri amerikan, Donald Trump ka emëruar për shef të ekipit transitor kandidatin e tij për nënpresident, Mike Pence.

Bota

11/11/2016 21:55

Deri me tash këtë funksion e ka kryer guvernatori i Nju Xhersit, Chris Christie, raporton Reuters, transmeton lajmi.net.

Duke u thirrur në disa burime të afërta me ekipin e Trumpit New York Times transmeton se Trump u ka thënë këshilltarëve të tij se dëshiron që t’i shfrytëzojë kontaktet e Pences për kalimin e papenguar të tranzicionit.

Rrjeti NBC News gjithashtu ka raportuar për këtë ndryshim. Trumpi zyrtarisht do ta merr detyrën e presidentit më 20 janar të vitit të ardhshëm. /Lajmi.net/