Trump emëron Këshilltar për Siguri Kombëtare, njeriun e afërt me Bushin e Obamën

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka emëruar këshilltar për Siguri Kombëtare, njeriun i cili ka punuar me dy presidentët paraprak të SHBA-ve, George Bush dhe Barack Obama.

Lajme

18/09/2019 16:44

Bëhet fjalë për Robert O’Brien i cili aktualisht është i angazhuar në Departamentin e Shtetit për çështje të pengjeve.

Trump është shprehur se O’Brien do të bëjë punë të shkëlqyeshme.

“Jam i gëzuar të ju njoftoj se unë do të emëroj Robert O’Brien, aktualisht duke shërbyer si i dërguari Special Presidencial për çështjet e pengjeve nga Departamenti i Shtetit, si këshilltari i ri për Siguri Kombëtare. Kam punuar gjatë dhe shumë me Robertin. Ai do të bëjë një punë të shkëlqyeshme”, ka shkruar Trump në Twitter.

Vendimin për emërimin e tij në këtë pozitë e ka përshëndetur edhe ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku e cila tha se O’Brien është njeriu i cili ka shërbyer në administratën e Presidentit Bush dhe atij Barack Obama. /Lajmi.net/