Trump e quan “të dobët” rezistencën policore ndaj protestuesve, bën thirrje për taktika më të forta

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, u përplas me guvernatorët përgjatë një videokonference në Shtëpinë e Bardhë, duke u thënë atyre se "shumica prej jush jeni të dobët".

Bota

01/06/2020 19:11

Sipas një burimi të NBC-së, Trump ishte i “inatosur” me guvernatorët për kundërpërgjigjen e tyre ndaj protestave dhe i bëri thirrje forcave të rendit që të bëjnë më shumë arrestime”.

“Duhet të arrestosh njerëz, duhet t’i gjesh ata, t’i futësh në burg për 10 vite dhe nuk do të shohësh kurrë më gjëra të tilla”, tha Trump, sipas burimit.

I pari i SHBA-ve, sipas burimit, i quajti guvernatorët “budallenj” dhe shprehu zemërimin me krerët demokratë  për protestat dhe trazirat e shkaktuara nga to.

“Duhet të mbizotërosh, nëse nuk dominon, po e humb kohën tënde,” tha presidenti, sipas një personi. /Lajmi.net/